Xuxi tregon se në vitin 2001 e kishte goditur për vdekje një të moshuar në Prishtinë

Naim Bunjaku – Xuxi ka ndarë një histori me banorët e Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka treguar një ngjarje kur në vitin 2001 e kishte goditur për vdekje një të moshuar në Prishtinë.

I njëjti thekson se nuk e ka parë fare dhe se i kishte dalë anash, gjë që ia bëri të pamundur ta shihte.

Mes tjerash, këngëtari thotë se nuk ka më keq, por që sipas tij nuk kishte faj për atë.

“Më ka hyrë në retrovizor, pasqyra anash. Nuk e kam shkelur kështu përpara, po plaku ka dalë në terr, në 2001, ka dalë prej stacionit të autobusave që shkon nga Veterniku. Ai ka dalë, ka shikuar në anë të majt, nuk ka dëgjuar, e ka parë që nuk ka asgjë dhe më ka hy në makinë”, u shpreh ai.

Tutje Xuxi tha: “Kam dalë, kur e kam parë. Pas 20 minutëve ka ardhur policia, unë e kam shkelur. Më kanë thënë, çu idiot prej këtu. Më kanë futur në makinë të tyre. Më ka ardhur pas 30 minutëve ambulanca, djali i plakut ka qenë duke vozitur. Nuk ka më keq. E kam pasur edhe një aksident tjetër që jam akoma në gjykatë. Nuk ka pasur zebra asgjë aty. Nuk kam qenë në ndonjë shpejtësi të madhe”. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share