Xhumadije Ibrahimi nga Brukseli: Vjen kompania MSIE – një tjetër investim belg në RMV!

Gazetarja e Klan Maqedoni, Xhumadije Ibraimi, e cila në Bruksel po ndjek vizitën e delegacionit politiko-ekonomik të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për një tjetër investim belg që po vjen në Maqedoninë e Veriut.

Siç raportoi Xhumadije Ibrahimi, në edicionet informative të Klan Maqedoni, bëhet fjalë për Kompaninë belge MSIE që do të investojë mbi pesë milionë euro në një fabrikë prodhimi të filmave diellorë dhe do të krijojë rreth 150 vende pune në fazën e parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se kjo Kompani belge është duke i shqyrtuar komunat Petrovec dhe Ilinden si opsione të mundshme për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

Ndryshe, siç njofton gazetarja Xhumadije Ibrahimi, vizita në Bruksel ka përfunduar me një prezantim të mundësive të investimit të shtetit para biznesmenëve të Agjencisë së Investimeve dhe Tregtisë së Flandrisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share