Kampionja olimpike, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë -57 kg në garën prestigjioze Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Norës nuk i shkoi në finale në duel me serben Marica Perishiq.
Luftë e madhe është zhvillua mes shqiptares dhe serbes, por fati nuk ishte në anën e Norës.
Nora ka pësuar humbje pas kohës shtesë, në pikën e artë.
Nora duket se ende po e penalizon mungesa një kohë në gara për shkak të lëndimit.
Nora ka fituar 700 pikë të reja olimpike dhe sigurt po shkon drejt Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.