Xhudo: Kosova do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian

Zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive që pritet të mbahet në Prishtinë, në muajin dhjetor.

Lajmi u bë i ditur nga trajneri Driton Kuka.

“Elita e xhudos Evropiane vjen në Kosovë në garën më të madhe Sportive të mbajtur deri tash! Kjo garë është në pjesë e Projektit “ Kosova – Judo Nation “, tha Kuka.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kryetari i Federatës Evropiane Laslo Thot dhe nënkryetari Hrvoje Lindi si dhe kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.

Ky kampionat do të jetë për të rritur në kategorinë -57 kilogramë dhe -73 kilogramë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share