Xhudo: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në Doha

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit. Me tri fitore, kampionia olimpike, Distria Krasniqi, arrin në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha.

Në gjysmëfinale përballet me kampionen olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe.

Xhudistja kosovare në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang. Paraprakisht, Distria e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Masha Ballhaus. E në atë të tretë mposhti belgën Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share