Xhudo: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Tbilisi

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisit të Gjeorgjisë, kategoria -52 kg.

Krasniqi, që ishte xhudistja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë garë, në finale mundi Reka Pupp të Hungarisë, ndërsa në përgjithësi shënoi katër fitore, ndërsa të parën e kaloi pa luftë.

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, është shprehur i lumtur me suksesin e arritur te Distria Krasniqit.

Distria sot në Grand Slam Tbilisi, rrëmbeu medaljen e artë, në një turne masovike të xhudos.

Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, tha se kampionia olimpike sot goditi në shenjë aty ku duhet.

“Xhudo e Kosovës …Po mbretëron goxha qetësi por xhudo e prish qetësinë me medalje të artë! Për besë po. Kampionia Olimpike sot gjuajti në shenjë aty ku duhet! E arta Olimpike Disi sot e artë në Grand Slam Tbilisi!

Në Kryeqytetin që se njeh Kosovën ende, por respekt duhet për kampionen tonë, shtetin e simbolet tona shtetërore! Briliante ishte performanca e saj në kategorinë e re 52 kg! Shkëlqeu në finale dhe pak borxh ja ktheu hungarezes Pup nga gara e fundit. 4 fitore dhe 1000 Pikë për Ranglistën Botërore!”, ka shkruar Kuka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share