Xhirimet e filmit “Gladiator 2”, 6 persona në spital

6 anëtarë të stafit që xhironin vazhdimin e filmit “Gladiator” në Marok janë plagosur gjatë një aksidenti në xhirime. Sipas kompanisë së prodhimit të filmit “Paramount Pictures”, lëndimet nuk ishin kërcënuese për jetën dhe ndodhën gjatë realizimit të një skene të planifikuar akrobatike.

Më herët gjatë kësaj jave, “The Sun” raportoi se kishte pasur një shpërthim dhe 6 persona shkuan në spital, por asnjë pjesëtar i kastit nuk u lëndua.

“Ishte e tmerrshme, një top i madh zjarri fluturoi lart dhe kapi disa anëtarë të ekipit. Gjatë viteve të xhirimeve nuk kam parë kurrë një aksident kaq të frikshëm. Të gjithë të përfshirët janë tronditur nga kjo,” citoi burimi.

Sir Ridley Scott, i cili drejtoi filmin origjinal të dramës historike të vitit 2000, është rikthyer për të drejtuar pjesën e dytë, që është planifikuar të dalë në Nëntor 2024. Asnjë titull nuk është shpallur ende për vazhdimin, ku luajnë aktori i “Normal People”, Paul Mescal, Denzel Washington dhe Connie Nielson.

Filmi origjinal fitoi pesë ‘Oscar’, duke përfshirë aktorin më të mirë për Russell Crowe, i cili luajti gjeneralin romak Maximus Decimus Meridius së bashku me Joaquin Phoenix në rolin e “Perandorit Commodus”.

Gladiator fitoi 457 milionë dollarë dhe ringjalli zhanrin historik të dramës epike, i cili kishte qenë jashtë modës për dekada.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share