Era Rusi: Këngëtari i ‘live’ paguhet më pak se ai i ‘playback’

E ftuara speciale sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ishte artistja Era Rusi. Në një diskutim me Aldon Lipe për klimën e muzikës në këtë periudhë pas një pandemie dy-vjeçare, Era rrëfen sfidat, por edhe ndryshimet që këngëtarët kanë hasur pas rikthimit. Fluksi i madh, sidomos i dasmave që janë edhe burimi kryesor i të ardhurave për shumë artistë ‘live’ ka qenë një rimëkëmbje për ta, por vazhdojnë të ekzistojnë diferencat mes kategorive të këngëtarëve.

Albana Çaushaj:Paguhesh më shumë në një dasmë apo në një klab nate?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Era Rusi: Ajo varet nga dasma, vendi ku është dhe klabi ku je. Por mund të të them që ajo që mv vjen më shumë keq për sa i përket klabit është se muzika ose këngëtari i ‘liv’e paguhet gjithnjë më pak se ai i ‘playback’.

Aldo: Po si ka mundësi? Për çfarë vijnë njerëzit në klab?

Era Rusi: Natyrisht njerëzit në klab vijnë për këngëtarin. Lokalin e mbush emri i këngëtarit që lokali fton. Këngëtarët, le të themi, se nuk dua t’i kategorizoj ‘playback’ ose jo, por ashtu e kanë zgjedhur…performojnë ‘playback’ në një minutash, le të themi 20 minuta, gjysmë ore. Kurse këngëtarët e ‘live’, 30 minuta nuk e kanë asgjë. Domethënë të më thuash mua “hajde këndo 20 minuta, them më mirë më lër në shtëpi, ç’më ngre kot?”

Aldo: Ke patar ndonjë mbrëmje ekstrem?

Era Rusi: Jo, sepse përgjithësisht kemi filluar të tregohemi pak më të zgjuar, t’i vendosim disa limite sepse në fund të fundit, edhe pronarët e lokalit duhet të të paguajnë për atë minutazh që ti do performosh. Nëse duan të performosh më shumë, do të të paguajnë më shumë. Nësse duan të performosh më pak, do të të paguajnë… kurse ne jemi mësuar të të paguajnë më pak dhe të rrish të këndosh gjithë natën. Ose falas.

Aldo: Kur ti thua që duhen kaq para…

Era Rusi: “E mo, ma ul një çikë”. Ndonjëherë i them “më fal po unë jam artiste, nuk po shes domate në treg”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share