Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Goce Sedllovski, ekipi i FC Shkupi, ka angazhuar trajnerin turk Xhihad Arsllan trajner të ri. Lajmin e konfirmoi edhe menaxheri I përgjithshëm I ekipit Emir Shabani , ndërsa është publikuar edhe rrjetin social në Fejsbuk ku pos tjerash thuhet.
“Kemi arritur marrëveshje me një nga trajnerët më me nam në kampionatin turk, Xhihad Arslan, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir. Vlen të theksohet se Arslan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Ligën e Evropës. Pikërisht paraqitjet e mira dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, vendosën që të arrijmë marrëveshje me trajnerin Xhihad Arslan”.
Duke pasur parasysh se së bashku me Sedlloskin janë larguar edhe antarët tjerë stafit Teknik ne mesin e të cilëve edhe zëvendës trajneri Arben Nuhiu, ndës kë post tani e tutrje do ta ushtroi Fevzi Lajiç.
Trajneri i ri e FC Shkupit Xhiuhad Arsallan me stafin e tij kanë obligim që të vazhdojnë rrugëtimin e ekipit pë mbrojtjen e titullit kampion të fituar vitin e kaluar.
Kujtojmë se FC Shkupi aktualisht është në pozitën e dytë me 42 pikë apo katër më pakë se Struga Trim Lum qka 46 pikë dhe një më tepër se Shkëndija në vendin e tretë me 41 pikë.
Në xhiron e 24 që zhvillohet më 2 prill , FC Shkupi është nikoqire e Skopjes në Çair.
Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/