Xherdan Shaqiri në histori, vetëm dy lojtarë para tij kanë shënuar në tri kampionatet e fundit

Me golin e shënuar ndaj Serbisë të premten mbrëma, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit.

Shaqiri kishte realizuar het-trik ndaj Hondurasit në Botërorin e 2014-s. Realizoi ndaj Serbisë një herë në Botërorin e 2018-s. Të njëjtën e bëri edhe sonte.

Lojtarët e vetëm që kanë shënuar në tre botërorët e fundit janë edhe Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Shaqiri ka shënuar pesë gola në botërore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share