Xhelil Abdullai dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e KF Gostivari
Futbollisti i repartit të mbrojtjes 32 vjeçari Xhelil Abdulla në sezonin 2023/2024, të Ligës së Parë të futbollit vendor do të jetë pjesë e klubit të futbollit Gostivari, ekip e cila pas plot 10 viteve sërish u kthye në elitën e futbollit.
Arritjen e marrëveshjes me drejtuesit e KF Gostivari për KlanMaqedonia.mk. e deklaroi vetë futbollisti tetovar.
“Pas mdarjes me FC Shkupi, kisha disa oferta mjaft tërheqëse nga disa klube, por me kënaqësi deklaroi se kemi arritur marrëveshje me KF Gostivarin, që në sezonin e ri të vesh fanellën me emblemeën e këtij klubi. Jemi dakorduar që të firmosim kontratë dy vjeçare. Besoj se si në çdo kluab ashtu edhe te Gostivari do të japi më të mirën nga vetja ime” tha Xhelil Abdulla.
Futbollisti Xhelil Abdulla gjatë karrierës së tij ka luajtur në KF Shkëndija, KF Renova, FC Shkupi, në KF Llapi në Kosovës, ndërsa ka përvoj të madhe edhe në garat ndërkombëtare me Shkëndijën, Renovën dhe Shkupin./KlanMacedonia