Familja e Granit Xhakës, ylli shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, ka një të kaluar që u ngjan shumë familjeve kosovare.
Babai i tij, Ragip Xhaka, aktivist i çështjes shqiptare, ishte i burgusur politik në ish-Jugosllavi. E kaluara e tij, vazhdon të jetë një nga epiqendrat që i jep forcë futbollistit Xhaka.
“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq tragjike. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”’
Ai madje thoshte se babai i tij është një kosovar krenar.
“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngriste krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike – nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike.” – vazhdonte tutje z. Xhaka.