Zvicra e ka nisur në mënyrë fantastike kampanjën në Euro 2024, duke e mposhtur në ndeshjen e parë Hungarinë, me rezultat 3-1.
Fillimisht realizoi Kwadwo Duah, në minutën e 12’, teksa për golin e dytë u kujdes Michel Aebischer, në minutën e 45’, me një goditje të bukur nga distanca.
Në pjesën e dytë, hungarezët u munduan të ktheheshin në lojë duke e ngushtuar epërsinë me anë të Barnabas Varga, në minutën e 66’.
Megjithatë, Helvetikët ia dhanë goditjen fatale hungarezëve në minutën e 93’, me anë të Breel Embolos.
Kështu në grupin A Gjermania dhe Zvicra i kanë nga tre pikë, teksa Skocia dhe Hungaria me zero.
Në ndeshjen tjetër, Zvicra do të ballafaqohet me Skocinë, teksa Gjermania me Hungarinë. /Klankosova.tv.