Xhaka imiton Zidane, mesfushori shqiptar godet me kokë kundërshtarin gjatë ndeshjes

Taulant Xhaka ka qenë protagonist negativ në sfidën që Bazeli humbi në shtëpi ndaj Zyrihut. Mesfushori shqiptar goditi me kokë kundërshtarin gjatë një momenti tensioni. Sfida e kampionatit zviceran Bazel-Zyrih dhuroi emocione dhe tension.

Miqtë fituan me rezultatin 2-0, ndërsa vëmendjen e tërhoqi edhe mesfushori Taulant Xhaka, me veprimin e tij jo- sportiv. Nga minuta e 86’, Nuhu la Bazelin me 10 lojtarë.

Por kur gjyqtari rishikoi pamjet nëpërmejt sistemit VAR, i kërkoi lojtarit që po i drejtohej dhomave të zhveshjes të rikthehej.  Xhakës iu anulua kartoni i verdhë dhe atij iu dha direkt i kuqi. Lojtari 32 vjeçar kërkoi falje për veprimin e tij në rrjetet sociale.

Ai u dënua me tetë ndeshje pezullim. Humbja e lë Bazelin në vend të pestë, 4 pikë pas Luzernës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share