FC Shkupi shkarkon trajnerin Mladen Zhizhoviq! Kush do ta drejtoj ekipin në Kratovë?

Klubi i futbollit Shkupi pas rezultateve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit dhe sidomos eliminimi  nga  Kupa  nga  skuadra e Tikveshit gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin Mladen Zhizhoviq dhe ndihmësin e tij Pero Pejiq.

Duke pasur para sysh se ekipi sot zhvillon ndeshjen e  javës së 28-të kundër Sileksit në Kratovë, përgjegjësia për ta drejtuar ekipin mbetet   ndihmësve Matia Mirkov, Orhan Abdiu dhe Enes Qaili.

Sa i përket pasardhësit të Zhizhoviq në pankinën e nxehtë të FC Shkupi do të mësohet ditëve në vijim

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se pas 27 ndeshjeve  të zhvilluara  në kampionatin 2023/2024, FC Shkupi aktualisht mbanë pozitën e dytë me  15  fitore, 9 barazime dhe 3 disfata duke grumbulluar 54 pikë. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share