Xhaferi: Udhëtoj çdo ditë nga Forina e Gostivarit për në Shkup, ngrohtësia e të qenurit pranë familjes është prioritet (VIDEO)

Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, çdo ditë udhëton nga fshati i tij Forinë i Gostivarit për në Shkup.

Ai ndonëse ishte edhe kryetar i Kuvendit maqedonas nuk e kishte lënë vendlindjen e tij për të jetuar në kryeqytet.

Xhaferi për Klan Kosova ka treguar për herë të parë për të gjithë shqiptarët se përse e bënë këtë gjë.

“Është çështje nostalgjie sepse unë qysh në moshë të hershme kam dalë nga shtëpia që nga mosha 16-vjeçare. Kam kryer akademi ushtarake që kanë qenë të stacionuara në Beograd në atë kohë dhe deri 1991 deri në moshën 30-vjeçare kam jetuar jashtë Maqedonisë së Veriu dhe jashtë familjes”.

“Pas kthimit ishte edhe një përvojë që theksonte se ngrohtësia dhe të qenurit pranë familjes është prioritet që duhet të sigurohet, dhe për atë arsye kam vendosur se gjithnjë e kudo që të jem në mbrëmje të përfundoj tek familja. Unë për dhjetë vite kam udhëtuar çdo ditë nga shtëpia për punë në Tetovë, e po ashtu tani edhe për Shkup”, ka thënë Xhaferi. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share