Xhaferi qetësohet, në mbledhjen e ardhshme të BDI-së, nuk do të veproj

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët njoftoi se do të merr pjesë në Mbledhjen e Kryesisë së BDI-së e cila ështa paraparë që të mbahet ditën e shtunë.

“Unë jam më tepër se 20 vjet në parti dhe edhe nëse jam i pakënaqur për diçka, unë nuk do të veprojë si fraksion”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së Talat Xhaferi, nuk u pajtua me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar.
Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share