Xhaferi për rrugën Shkup-Bllacë dhe Korridorin 8: Çështje kohe fillimi i punimeve!

Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në KlanM deklaroi se asgjë nuk e pengon qeverinë e tij që të ecë përpara projektet e mëdha infrastrukturore si rruga Shkup – Bllacë dhe Korridorin 8. Kjo sepse sipas tij, procedurat janë duke rrjedhur që më herët, projektimet janë bërë, Kuvendi i ka miratuar dhe më kryesorja, është siguruar buxheti.

“Është në proces e sipër thirrja publike për zgjedhjen e zbatuesit të punimeve dhe me të mbaruar ai proces, vazhdon edhe pjesa tjetër. Mjetet financiare janë të siguruara me kredi, siç janë siguruar mjetet financiare edhe për Korridorin 8, që fillojnë punët përgatitore tani, Tetovë – Gostivar – Kërçovë – trebenishtë – Qafë Thanë, ku do të lidhet me pjesën tjetër që kanë filluar përgatitjet e qarkores në Elbasan, vazhdohet deri në Prrenjas ku do të bëhet ndërlidhja. Projeksionet janë dhe ato janë të miratuara në Parlament, kështu që është çështje kohe fillimi i punimeve”, tha mes tjerash Talat Xhaferi nga studio e Klan Macedonia përballë gazetarëve; Blendi Fevziu, Berat Buzhala dhe Adriatik Kelmendi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share