Xhaferi në Dibër / Inspektim i punimeve në rrugën Burimi-Ura Gari dhe në SH.M. “Fusha e Dibrës”

Kryeministri Talat Xhaferi, sot e vizitoi vizitoi komunën e Dibrës, ku u informua për dinamikën e realizimit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën prej tek vendi i quajtur Burimi deri tek Ura e Garit. Xhaferi tha se bëhet fjalë për projekt të rrugës rajonale që do të lidh Kërçovën, Dibrën dhe zonën e Rekës së Epërme dhe të Poshtme dhe fshatrat përkatëse.

“Është një mundësi për të parë realizimin e rrugëve. Nga mbikëqyrësit morëm informatat e duhura për dinamikën e kryerjes së punëve dhe supozimet e tyre janë edhe siç planifikohen nga fundi i vitit të përmbyllet projekti. Kjo mundëson lehtësim të komunikimit të banorëve që jetojnë në këtë zonë dhe të kenë dalje më të shpejtë në autostradën, gjegjësisht Korridorin 8, për të mundur edhe ekonomia por edhe qytetarët të kenë benefite nga  shfrytëzimi i kësaj rruge”, tha Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se realizimi i kësaj rruge është ide e kamotshme. Ai ka shtuar se në vitet e 80-ta, kjo rrugë është ndërtuar për qëllime të tjera në sistemin e mbrojtjes dhe tani shndërrohet në rrugë për qarkullim të lirë.

“Për fat të mirë edhe kjo është një faktografi që nga një ide për mbrojtje po shndërrohet në ide për qarkullim të lirë në kontekst të asaj çka janë edhe përcaktimet e vlerave Evropiane për lëvizje të lirë, për komunikim të lirë mes njerëzve, mes popujve, mes vendeve. Kështu që, është në sajë të ndërlidhjes së infrastrukturës së vendit dhe do të mundëson qarkullim ndërshtetërorë më gjerë sa sa që është dhe jo vetëm këtij rajoni. Kështu që presim ta përurojmë dhe ta gëzojmë gjithë këtë”, tha Xhaferi.

Gjatësia e rrugës që po ndërtohet nga vendi i quajtur si Burimi deri në Urën Gari e cila e lidh qytetin e Dibrës, është rreth 20km dhe investimi me vlerë prej mbi 20 milion euro. Gjatë qëndrimit të tij në Komunën e Dibrës, kryeministri Talat Xhaferi ishte edhe në vendin ku realizohet rikonstruktimi i SH.M. “Fusha e Dibrës”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share