Xhaferi: Kujtimet nga Holokausti i ruajmë nga harresa, që një nga të këqijat më të mëdha të njerëzimit të mos përsëritet kurrë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti fjalim në shënim e 81-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve maqedonas, në lokacionin e ish-Monopolit të Shkupit, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore filloi dëbimi i hebrenjve maqedonas në kampin nazist në Treblinka.

Në të njëjtën kohë, delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Xhaferi, bëri homazhe dhe vendosi lule para Monumentit të 7144 hebrenjve të dëbuar maqedonas.

Kjo ngjarje në Shkup është pjesë e Programit përkujtimor treditor 1943-2024, organizuar nga komuniteti hebre në këtë vend dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, i cili realizohet nën sloganin „Kujtim – 11 Mars, Holokausti i hebrenjtë maqedonas” dhe në të njëjtin, krahas përfaqësuesve të komunitetit hebre, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përfaqësues të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Në vazhdim është teksti integral nga fjalimi i Kryeministrit Xhaferi nga ngjarja, ndërsa në bashkëngjitje janë fotografitë dhe video insertet nga ngjarja

Lexo gjithashtu
Total
0
Share