“Lufthansa” nisi fluturimet Shkup – Frankfurt

FLUTURIME DHJETË HERË BRENDA JAVËS

Me aterimin e aeroplanit të parë të “Lufthansës” në Aeroportin e Shkupit, nisi funksionimi i linjës së re ajrore Frankfurt – Shkup dhe hyrja e aviokompanisë gjermane në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Nga sot, nga Aeroporti Ndërkombëra i Shkupit, do të fluturojë aviokompania gjermane “Lufthansa”, njofton KlanM.

Avioni i parë nga Frankfurti u prit solemnisht nga Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, Ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreksler, Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak dhe Drejtori Rajonal i grupacionit “Lufthansa”, Peter Pulem.

“Lufthansa”, sic njofton KlanM, nga Shkupi në Frankfurt do të fluturojë dhjetë herë gjatë javës. Përmes Frankfurtit, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut mund të lidhen me më shumë se 200 destinacione në vende evropiane dhe të botës.

Linja e re ajrore Shkup – Frankfurt realizohet me subvencione të Qeverisë.

Krahas “Lufthansës”, subvencione nga qeveria mori edhe “Vizz Air” nga Hungaria. Nga 1 Nëntori, sic njofton KlanM, me këtë kompani tri herë në javë do të ketë fluturime nga Shkupi për në Luksemburg, Shtutgart, Salcburg dhe Lubjanë.

Mbështetja financiare për këto fluturime është 7 euro për një udhëtar.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, sic njofton KlanM, në buxhetin e saj këtë vit ka parashikuar 1.1 milion euro për fluturime të subvencionuara, kurse në total 5 milion euro për programin trivjeçar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share