Xhaferi: Kosova t’i dëgjojë sugjerimet e ndërkombëtarëve

“Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në veriun e Mitrovicës”.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për televizionin publik të Kosovës.

“Mendoj që duhet, që sugjerimet e atyre që historikisht na kanë mbështetur në gjithë këto procese dhe në veçanti që kanë mbështetur statusin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe me forca të theksuara janë garantues të statusit të Kosovës. Ai komunikim duhet të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më frytdhënës në kuptim të veprimeve që duhet bërë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Xhaferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut nuk e përjashton mundësinë që përkeqësimi i situatës në veri të Mitrovicës të reflektohet në rajon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share