Kryeparlamentari i RMV-së, Talat XHaferi në emisionin Klan Debat deklaroi se ka tentativa kundër BE-së por ne nuk lejojmë të dëmtojmë dhe prishim imazhin e shtetit.
”Imazhi i shtetit dhe përcaktimet tre dekadëshe është i dëmtuar me alternativat e mundshme që mund të jenë kundër BE-së. Tentimet që po mundohen të tentohen dhe zbatohen kanë qenë gjithmonë por kjo dëmton imazhin por janë qytetarët gjithsesi ato që vendosin, por ne po e udhëheqim shtetin në mënyrën e duhur dhe jemi para dyerve të BE-së dhe nuk lejojmë kthim mbrapa” – deklaroi Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/