Xhaferi: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve

KRYEMINISTRI SHQIPTAR NË KUMANOVË

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi deklaroi se do të zotohet për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Në një tubim të mbajtur mbrëmë para qytetarëve të Kumanovës, Xhaferi tha se, pozita më të cilën është ngarkuar është plot me përgjegjësi, ndaj si të tillë do ta kryejë me përpikmëri dhe profesionalizëm.

“Vetëm se na janë shtuar punët, por nuk është përkufizuar mandate ynë. Gjithë ata që mendojnë se është teknik, është me thënie tjetër, u them se e kanë gabim, për faktin se puna jonë nuk është as teknike, as formale, është punë dhe obligim i plotë dhe shumë esencial” – tha Talat Xhaferi.

Ndërkohë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ai tha se ky shtet do të jetë i barabartë si të gjitha shtetet e Evropës, se do të jetë në Evropë.

“Pa shqiptarët  ky shtet as ardhmëri as ekzistencë nuk ka dhe dihet botërisht. Dhe ky shtet do jetë i barabartë si të gjitha shetet e Evropës, do të jetë në Evropë, dhe ne asnjëherë nuk kemi thënë që do angazhojmë dhe do integrojmë të vetëm, por bashkë me bashkëqytetarët maqedonas, bashkeqytetaret maqedonas të fortë janë bashkë me ne sot më sot, të vetëm i gllabërojnë  të gjithë fqinjët” – deklaroi Ali Ahmeti.

Kujtojmë se, Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër teknik më 28 janar dhe do të jetë në këtë pozicion deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe formimin e qeverisë së re. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share