Në emisionin Klan Debat kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se deputetët nuk marrin shtesa pos harxhimeve rrugore dhe rrogës së tyre, ai gjithashtu tha se udhëtimet jashtë shtetit u takon një përqindje që është e caktuar me ligj.
”Deputetët nuk marrin mëditje përpos harxhimeve të rrugës, deputeti nuk merr asnjë qindarkë tjetër financiare” – tha Xhaferi. /KlanMacedonia/