Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët ka komentuar sjelljen agresive të kreut të “Levicës”, Dimitar Apasiev, i cili shkaktoi dhe dëme materiale në foltoren e kuvendit, dhe hapësirën përreth.
“Ka procedura juridike për çdo veprim. Dëmi që është bërë duhet të kompenzohet. Dëmin e kompenzon ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompenzim material, nuk mund ti ikim. Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund të iu ikë. Gjithcka që është dëmtuar, është regjistruar”, deklaroi Xhaferi.
Sipas Xhaferit dëmi i shkaktuar nga Apasiev kap vlerën e rreth 9500 eurove.