Xhaçka: Sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me atë se çka ndodhi sot në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e protestuesve ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme.

Xhaçka, ka thënë se tani është koha që të shtensionohet situata, njofton Klankosova.tv.

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar!”, shkroi Xhaçka.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share