WhatsApp kthehet në një “numërator” biznesesh, shton opsionin e blerjes nga aplikacioni

WhatsApp ka prezantuar një opsion të quajtur Business Directory në Mbretërinë e Bashkuar, Indonezi, Meksikë, Kolumbi dhe Brazil.

Opsioni është i ngjashëm me fletët e verdha dhe lejon përdoruesit të gjejnë menjëherë bizneset ekzistuese për një shërbim specifik apo të kërkojnë kompani të ndryshme sipas kategorisë, shkruan “News Bytes”.

Të gjithë përdoruesit që janë regjistruar në WhatsApp Business do të shfaqen në udhëzues. Në Brazil, përfshihen edhe bizneset e vogla.

Kjo risi synon të ndihmojë përdoruesit të zbulojnë bizneset me lehtësi, të kryejnë blerjet nga direkt nga aplikacioni dhe ndërkohë të vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe.

Sipas platformës, gjatë vitit 2022 rreth 175 milionë njerëz kanë ndërvepruar me profilet e bizneseve.

Butonin mund ta gjeni duke klikuar në ikonën Message > Businesses > Discover. Më pas mund t’i shfletoni sipas kategorisë që ndahen në restorante, ushqimore, veshje apo të kërkoni emrin e një biznesi. Gjithashtu mund të gjeni bizneset pranë jush nëpërmjet hartës.

Aplikacioni do ju tregojë edhe informacione rreth biznesit, përfshirë katalogun e tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share