WhatsApp i rikthehet normalitetit pas 2 orësh jashtë shërbimit

Pas 2 orëve jashtë shërbimit, funksioni i WhatsApp i rikthehet normalitetit. Përdoruesit raportuan që prej orës 9:00 të ditës së sotme se nuk mund të merrnin dhe as të dërgonin mesazhe.

Sipas një platforme që gjurmon faqet e internetit, ka pasur rreth 26.000 raportime nga përdoruesit në lidhje me funksionimin e aplikacionit.

Ndërsa 69% e të përdoruesve të WhatsApp u përballën me probleme me dërgimin e mesazheve, 24% kishin probleme me lidhjen me serverin dhe 7% kishin probleme me aplikacionin e përgjithshëm.

Pas konstatimit te problemit, kompania Meta riktheu në funksion të plotë aplikacionin për përdoruesit. Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve. WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në Tetor.

WhatsApp for Business, versioni i platformës i krijuar për kompanitë dhe bizneset për të kryer transaksione tregtare, tregoi gjithashtu një rritje të numrit të ankesave në platform pasi përdoruesit nuk ishin në gjendje të kryenin asnjë komunikim. WhatsApp ka rreth dy miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share