WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për miliona telefona pas vitit të ri

Nga 31 Dhjetori përdoruesit duhet të përditësojnë telefonat e tyre

Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari për miliona telefona. Persona me modele të vjetra të markave si iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 Dhjetorit pa bërë një update.

Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania Meta.

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te kategoria “të përgjithshme” dhe më pas zgjidhni “përditësimi i softuerit”. Nëse aparati i juaj celular nuk mund të përditësohet, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë. WhatsApp ka bërë me dije se për të vazhduar me zhvillimet më të fundit në teknologji është e nevojshme marrja e hapave të tillë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share