Wanda Nara vuan nga leucemia? – Gazetari argjentinas trondit rrjetin

Wanda Nara raportohet se po përballet me një problem shumë të rëndë shëndetësor.

Gazetari argjentinas Jorge Lanata raportoi në transmetimin e tij në radion e vendit se 36-vjeçarja vuan nga leucemia. Madje, ai ka theksuar se informacionet e tij i ka konfirmuar nga tre burime të ndryshme, përcjell KlanM.

Siç raportoi ai, të mërkurën e kaluar mbrëma, Wanda Nara u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta në bark dhe pas analizave, qelizat e bardha të gjakut ishin mjaft të larta.

Kjo çoi në teste të reja nga mjekët të cilët – gjithmonë siç raporton gazetari – arritën në këtë diagnozë.

Madje, Lanata tha se priten t’i bëhen analiza të tjera, ndërkohë që familjarët e 36-vjeçares kanë kontaktuar tashmë me drejtuesit e një qendre mjekësore që është e specializuar për trajtimin e personave të diagnostikuar me leucemi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share