Bashkimi në koalicionin opozitar shqiptar edhe të Vetëvendosjes, për Besa Kadriun nga Lëvizja Besa, paraqet një vlerë të shtuar të koalicionit të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, por edhe të krejt skenës politike në Maqedoni. Vetëvendosje, sipas Kadriut, do të t’i japë kontributo të veçantë në avancimin e kërkesave të shqiptarëve që jetojnë në RMV.
Në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, profesorja universitare Besa Kadriu, u shpreh se simbolika e VV-së dhe përvoja e saj, është e mirëseardhur në Maqedoni.
“Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim që të unifikojë dhe pozicionojë mirëfilli qëllimet e shqiptarëve”, thotë Kadriu./KlanMacedonia