Situatë apokaliptike si kjo që shihni në këto pamje, ka krijuar vullkani i shpërthyer në orët e para të së dielës në Islandë. Llava vullkanike po përpin një nga një shtëpitë në qytezën Grindavik, 41 kilometra në jugperëndim të Rejkjavikut.
Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, përveçse dëme të konsiderueshme materiale. E gjithë popullata prej 4 mijë banorësh e qytetzës është evakuuar prej Nëntorit kur nisi aktiviteti sizmik që paralajmëroi shpërthimin e vullkanit të madh.
Veç kraterit kryesor, vullkani ka krijuar të çara toke edhe pranë zonës së banuar nga ku del llava. Deri më tani, nuk ka patur anulime të fluturimeve nëpër aeroportet e Islandës. Kjo zonë vullkanike është riaktivizuar prej 2020-ës, pas një qetësie të plotë që nga shekulli i XII.
Tv Klan