Vuçiqi pretendon se një “vend i rëndësishëm” ka ndikuar në zgjedhjet në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se autoritetet shtetërore të Serbisë janë duke hartuar “një letër të rëndësishme për ndikimin dhe ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale”.

“Do të përfundojë deri në Vitin e Ri dhe pastaj do ta dërgojmë në të gjithë botën në mënyrë që të shihet se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që i përkasin sovranisht një vendi të pavarur”, u tha Vuçiqi gazetarëve, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

Ai është i bindur se zgjedhjet qendrore do të përfundojnë deri më 30 dhjetor, ndërsa zgjedhjet e qytetit në Beograd do të jenë “pak më vonë”.

“Sa i përket zgjedhjeve të qytetit, me gjasë, nëse lista e Branimir Nestoroviqit nuk përkrah askënd, ne do të votojmë përsëri, ndërsa parlamenti republikan do të konstituohet shumë shpejt”, ka theksuar Vuçiqi.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e së dielës kanë qenë më të pastrat dhe më të drejtat deri më tani dhe se nuk ka marrë asnjëherë më shumë urime nga jashtë. Ai i tha opozitës që të bëhet serioze dhe të përgatitet për zgjedhjet e rëndësishme lokale në pranverë.

Serbët do të mbijetojnë në Kosovë, do të ruajnë pronën, kapitalin dhe tokën e tyre, tha Vuçiqi, pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mori përsipër menaxhimin e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë, afër Zveçanit.

Vuçiqi tha se autoritetet në Kosovë “po bëjnë gjithçka për të fshirë emrin dhe mbiemrin serb dhe se po e bëjnë me themel, me heshtjen e madhe të botës”.

AKP mori menaxhimin e “Rajska Banjës” si pronë e AKP-së dhe ia dha kompleksin me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share