Vuçiqi për avionët dhe Kosovën/ Një fluturake e panjohur mbi Valjevë – Ushtria serbe ngre avionët ushtarak!

VUÇIQI PËR AVIONËT DHE KOSOVËN

Ushtria serbe ka ngritur në ajër avionët ushtarak. Një fluturake e panjohur kishte fluturuar mbi qytetin e Valjevës.

Kjo ka mjaftuar që autroritetet serbe të ngrejnë gatishmërinë e forcave ajrore.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, I shoqëruar nga Presidenti I Republika Sërpska të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një vizite të forcave ajrore në Batajnicë të Beogradit, ka paralajmëruar se do të rrëzohen fluturaket që do të cënojnë hapësirën ajrore të Serbisë.

“Duhet të punojmë më shumë, për të bërë përparime. Dje, bëhej fjalë për një fluturake ose dron I madh spiunazhi. Shpejt u largua nga hapësira ajrore. Herën tjetër do të veprojë mbrojtja kundërajrore dhe do ta rrëzojmë. Ta shohim se e kujt është”, tha Vuçiq.

Vuçiqi gjatë paraqitjes publike sërish nuk harroi Kosovën. Tha se Kurti do ta shfrytëzojë Këshillin e Evropës për ta paditur Serbinë.

“Ai kërcënohet, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak se ia mundësuan Dora Bakojani dhe vendet e perëndimit dhe përmes tyre do t`i shfrytëzojë institucionet e kësaj organizate që të parashtrojë padi kundër Serbisë. Kjo është pjesë e planit masiv për presione”, tha Vuçiq.

Ndryshe, gjatë së shtunës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Kurti i kërkoi Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share