Vuçiqi me Pistorius: Serbia nuk do ta befasojë askënd me lëvizje ushtarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot pas një takimi me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Beograd se biseda me të ishte e hapur dhe e sinqertë nga të dyja palët, “pa doreza”.

Ai tha se në takim me Pistorius është folur edhe për çështjen e dinarit në Kosovë, teksa shtoi se “nuk ka marrëveshje për çështjen e heqjes së përdorimit të dinarit nga Kosova”

Vuçiqi tha se Serbia, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, konsideron se “heqja e dinarit nga Kosova është plotësisht e paligjshme” dhe se nuk kemi të bëjmë këtu me ndonjë lloj dispozite kalimtare dhe për dhënie kohe më shumë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sepse financimi i sistemit shëndetësor dhe shkollor është diçka që është pjesë e marrëveshjes së parë të Brukselit 11 vjet më parë dhe çdo marrëveshje tjetër që nga ajo kohë. Unë dua që ju ta dini këtë dhe nuk ka asnjë dokument tjetër që tregon diçka ndryshe. Është një provokim i drejtpërdrejtë që askush nuk e kupton pse dikush e bën atë përveç me qëllim të spastrimit të plotë etnik të serbëve nga Kosova”, tha Vuçiqi në këtë konferencë, transmeton Klankosova.tv.

Për Kosovën, ai tha se “qëndrimet tona janë krejtësisht të ndryshme”, duke pasur parasysh se Gjermania është një nga protagonistët kryesorë të njohjes së Kosovës së pavarur dhe asaj politike.

“Ne kemi një politikë krejtësisht të ndryshme, të përafruar me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutën 1244, e cila është ende në fuqi. Për këtë çështje kemi dallime, por e kuptojmë shumë mirë se dialogu është zgjidhja e vetme e krizës”, tha Vuçiqi, raporton Tanjug.

Ndër të tjera, ai tha se Serbia do të ruajë stabilitetin në rajon dhe se fjala e tij do të thotë më shumë se shumë nënshkrime në rajon dhe në Evropë.

“Ne folëm për stabilitetin në rajon dhe nevojën për të pasur pikëpamje të ndryshme, veçanërisht në lidhje me Kosovën. Ne pajtohemi se stabiliteti dhe paqja janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu, do të thosha, në të gjithë Evropën dhe se askush nuk është i interesuar për asnjë lloj përshkallëzimi dhe destabiliteti”, tha Vuçiqi në konferencën e përbashkët me Pistorius.

Vuçiq theksoi ia ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizjet e saj ushtarake apo me lëvizje të tjera, por shtoi se “do ta ruajmë stabilitetin”.

“Dhe fjala ime, meqë ra fjala, do të thotë shumë më tepër se shumë nënshkrime që kam parë si në rajon ashtu edhe në Evropë. Është në interesin tonë më të madh”, tha Vuçiqi në këtë konferencë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share