Vuçiqi i ankohet O’Brienit për ndalimin e dinarit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka biseduar për për shfuqizimin e dinarit në Kosovë dhe se do të vazhdojë konsultimet për këtë çështje këto ditë.

“Ç’lidhje ka kjo me ne? A është pjesë e marrëveshjes? Jo, është sulm histerik ndaj popullit serb në Kosovë dhe asgjë tjetër. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë, do të mundohemi, do të kërkojmë dhe do të gjejmë përgjigje, sado të vështira të ishin dhe sado me forcë të zbatojë dikush gjëra të tilla”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, është e rëndësishme ajo që thanë zyrtarët evropianë dhe amerikanë se ai që ndalon të tjerët në fakt do të ndalojë veten, shkruan Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti serb në lidhje me vizitën në Kosovë ka thënë se ka shprehur vetëm dëshirë, por kjo sipas tij, nuk do të nënkuptojë që do të lejohet.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”; ka thënë Vuçiq.

Ai theksoi se mbrëmë ka marrë pjesë në një darkë pune ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nikoqirët, presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Steva Pendarovski. .

Ai përkujtoi se në darkë ishin të pranishëm edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman.

Vuçiqi shtoi se procesi i Berlinit është i dobishëm në shumë drejtime, por se hapja e tregut është pasojë e “Ballkanit të Hapur”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share