Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në ora 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë, përcjell KlanM.
Një grup kriminal prej të paktën 30 personave të armatosur rëndë kanë gjuajtur me armë drejt Policisë së Kosovës, duke vrarë një e plagosur një tjetër polic të Kosovës. Ngjarja ndodhi në Zveçan, në manastirin e fshatit Banjskë.
Policia e Kosovës bashkë me ushtarë të KFOR-it gjenden në vendngjarje, duke zhvilluar aksion kundër grupit kriminal. Deri tani, raportohet për dy sulmues të asgjësuar./KlanMacedonia