Vuçiq: Zgjedhje të reja në veri – do të konsultohem me serbët e Kosovës!

“PRISHTINA DHE KURTI DUAN KONFRONTIMIN E SERBISË ME NATO-n”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në intervistën për televizionin serb TV Prva, ka theksuar se në Kishinjev ka pasur bisedime të vështira me Presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe Kancelarin gjerman, Olaf Sholc dhe se ata I kanë propozuar zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës, si mënyrën për dalje nga kriza dhe deeskalim të situates, njofton KlanM.

“Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së dhe ndërmjetësit në dialogun Prishtinë-Beograd, Eskobar dhe Lajçak, në fillim të javës së ardhshme vijnë në Beograd, pasi të bisedoj me ta do t`i ftoj serbët e Kosovës në konsultime. Serbët me siguri se do t`i fitojnë këto zgjedhje, por cështja është – çka fitojnë” – tha Aleksandar Vuçiq.

I pyetur nëse Serbia do t`i pranojë këto zgjedhje, Presidenti serb ka theksuar se do të duhet të negociojë, të bisedojë dhe se nuk ka një shkop magjik. Ai, sic njofton KlanM, ka thënë se nuk është optimist dhe se për Serbinë vijnë ditë të vështira, duke bërë fajtorë Prishtinën dhe Albin Kurtin.

“Prishtina dhe Albin Kurti duan konfrontinimin e Serbisë me NATO-n. Cdo ditë situata mund të eskalojë, për shkak se Kurti ëndrron për luftë dhe ëndrron të bëhet Zelenski. Nuk është në interesin e Serbisë të konfrontohet me NATO-n” – tha Vuçiq.

Përveç se në planin e jashtëm, Presidenti serb Vuçiq përballet edhe me sfida të brendshme.

Në Beograd, sic njofton KlanM, mbahet sot protesta e pestë “Serbia kundër dhunës” që oganizohet nga lëvizje qytetare dhe opozita. Protesta mbahet, një muaj pasi një 13-vjecar vrau nëntë nxënës dhe rojen e sigurimit në një shkollë fillore të Beogradit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share