Vuçiq tha “rroftë Serbia”, përkthyesi serb qesh me cinizëm (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte e qeshura cinike e përkthyesit ndaj fjalës së fundit të Vuçiqit teksa tha “rroftë Serbia”.

Ndërsa, komente të tjera pati edhe në videon e postuar në rrjetin social Twitter, ku disa thanë se përkthyesi nuk qeshi vetëm me fjalën “rroftë Serbia”, por me gjithçka tha Vuçiqi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kurse, disa komentues të tjerë thanë se salla ishte pothuajse bosh gjatë fjalimit të presidentit serb, pasi sipas tyre, shumë “nuk mund ta duronin fjalimin e tij”, përcjell klankosova/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share