“KOHËRA TË ËVSHTIRA RRETH KOSOVËS DHE ÇËSHTJEVE GJEOPOLITIKE”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Instagram, i shoqëruar nga Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq dhe Ministri i Financave, Sinisha Mali, ka publikuar një video mesazh, sic percjell KlanM, ku njofton se të mërkurën do të ketë lajme të rëndësishme politike por edhe ekonomike për qytetarët e Serbisë. Kosova mbetet temë e pashmangshme.
“U bëj thirrje të tjerëve që të punojmë më fuqishëm, për shkak se do të kemi kohëra të vështira edhe rreth Kosovës dhe rreth shumë çështjeve tjera gjeopolitike. Bëj thirrje për unitet në Serbi, para ardhjes së presidentes së Indisë në Beograd, do të ketë shumë lajme të rëndësishme, politike dhe ekonomike” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Presidenti Vuçiq, sic njofton KlanM, iu është drejtuar edhe protestuesve serbë, të cilët tashmë përmes pesë protestave në Beograd sfidojnë qeverisjen e tij.
Ai u ka bërë thirrje për bisedime, duke e quajtur të gabuar mosinteresimin e tyre për takimin.
Në shoqëritë demokratike çështjet zgjidhen me diskutime – ka qenë mesazhi i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e fundit për qytetarët e Serbisë.