Presidenti i frikësohet reagimit të serbëve në Kosovë me nisjen e zbatimit të reciprocitetit
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic ka deklaruar se situata për popullin serb në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.
“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Kjo. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot.”
Ai ju drejtua edhe serbëve në Kosovë duke thënë që nëse protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat e makinave duhet ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë paqësore.
“Lutja ime për të gjithë është të ruajmë paqen me çdo kusht, të kërkojmë nga shqiptarët të vijnë në vete dhe kërkoj nga serbët që të mos bien pre e provokimeve.”
Një ditë para aplikimit të masave të reciprocitetit për letërnjoftime dhe pasaporta me Serbinë, në komunat me shumicë serbe janë shtuar pankartat që bëjnë thirrje për mos-bindje ndaj institucioneve të Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se vendosja e pankartave me mbishkrime të ndryshme janë hasur në disa rrugë në fshatin Gazivodë të Zobin Potokut.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u rritën në shtatorin e vitit të kaluar, pasi Prishtina vendosi reciprocitet për targat, duke kërkuar nga shoferët e makinave me targat serbe, që te mbulonin simbolet shtetërore në targa, gjatë qarkullimit të tyre në Kosovë.
Klan News