Vuçiq: Shpresoj për së paku një marrëveshje në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se pret që sot të arrihet marrëveshje në Bruksel. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në tentativë për të finalizuar marrëveshjen për energjinë.

“Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje, sepse ajo do të ishte e para për gjëra bazike, por që është me rëndësi”, është shprehur Vuçiq, raporton Tanjug.

Vuçiq ka thënë se pret që nga takimi i sotëm gjithçka të shkojë në rregull “përveçse nëse pala tjetër shpik diçka”.

Më tej kreu serb ka folur edhe për takimin Samitin e BE-së që është planifikuar të mbahet më 23 qershor, e ku paraprakisht ka thënë se mund të jetë dita kur Kosovës mund t’i liberalizohen vizat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share