Vuçiq s’flejti mbrëmë, takoi kryesigurimsat serbë, tha “nuk ka dorëzim”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë me dije se mbrëmë nuk ka fjetur, por ka ndenjur gjithë natën, deri në mëngjes, me dy prej njerëzve kryesore të sigurisë në Serbi, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së këtij shteti, Milan Mojsilloviq.

Ani se nuk e tha, Vuçiqi la të kuptohet se arsye për takimin me këta dy persona dhe mosgjumin e tij, është situata në Kosovë.

Ne veri të republikës mbrëmë pati tensione, për shkak të pranisë më të shtuar të policisë këndejpari. Një pjesëtar i forcave kosovare të rendit është raportuar të jetë plagosur pas një sulmi me armë të gjata të një patrulle, në fshatin Sërbovc të Zveçanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjatë natës dhe në mëngjes me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe udhëheqësin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq…nuk ka dorëzim”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai dhe tjerët shihen të jenë tubuar rreth një tavoline, në një zyrë të vogël.

Shprehja “nuk ka dorëzim”, ose “nema predaje”, në serbisht, është përdorur nga politikanët dhe banorët e veriut kohëve të fundit, si përgjigje ndaj planeve të qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin nga qarkullimi të veturave me targa ilegale KM dhe akronime të qyteteve tjera të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share