Vuçiq: Serbia përballet me tre presione!

Serbisë po I bëhen presione për të realizuar tri gjëra – tha Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, bëhen presione për të njohur pavarësinë e Kosovën, të hiqet dorë nga mbështetja për Republika Sërpska dhe Beogradi të ketë qëndrim anti-kinez dhe të vendoset regjimi “marionetë” në Serbi.

“Tri gjëra priten nga ne. Gishti drejtohet ndaj Serbisë për shkak të Banjskës. Kjo bëhet me qëllim që të ulet faji i Kurtit për dëbimin e serbëve nga Kosova. Ata duan që të kthehet regjimi “marionetë” për të manipuluar më mirë me ta. Ata do të pranonin pavarësinë e Kosovës, do të vendosnin sanksione Rusisë dhe do të jenë kundër lidhjeve ekonomike me Kinën” – tha Vuçiq.

Ndërkohë, për shkak të mungesës së kuorumit, gjatë së dielës nuk u konstitua Kuvendi i Beogradit dhe sërish do të ketë zgjedhje në kryeqendrën serbe.

Në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 asnjë listë apo parti nuk fitoi shumicën për të formuar pushtetin në Beograd.

Kuvendi i qytetit ka 110 këshilltarë, kurse partia e Vuçiqit SNS dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë 54 mandate dhe u mungojnë dy vota për të vazhduar qeverisjen në Beograd.

Vuçiqi për zgjedhjet e reja në Beograd, I bëri thirrje qeverisë që t`i zbatojë rekomandimet e ODIHR-it. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share