Bastisja e ish veteranëve të UÇK-së, avokatët i quajnë të padrejta e për spektakël bastisjet e speciales

GASHI: FORMIMI I GJYKATËS SPECIALE, NUK DO TË DUHEJ TË LEJOHEJ QË NGA FILLIMI

Bastisjet e Eulexit në shtëpitë e familjarëve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë janë të padrejta vlerësojnë avokatët kosovarë. Sipas tyre këto bastisje janë si rezultat i disfatës që Prokuroria speciale po e merr nga pala mbrojtëse.

Avokatë kosovarë i kanë quajtur të padrejta dhe më shumë për spektakël bastisjet e fundit nga ana e EULEX-it në shtëpitë e familjarëve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Arsye sipas tyre, janë pretendimet për të gjetur gjurmë të reja që ndikojnë në gjykim dhe në dëshmitarë.

“Kemi pasur disa bastisje dhe së paku në tri raste, ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë afërsi me ata që fatkeqësisht janë duke u gjykuar në Hagë, janë marrë në intervistim nga ana e EULEX-it dhe u janë konfiskuar telefonat. Mendoj që është fare e qetë, ata po pretendojnë se mund të gjejnë gjurmë të ndikimit në gjykime apo të ndikimit në dëshmitarë, respektivisht çështjeve të cilat janë të ndaluara, sipas tyre që është pengim i drejtësisë” – tha Tomë Gashi.

“Sa i përket çështjes së veprimeve të fundit të Dhomave të Specializuara, natyrisht që ato rezultojnë veprime spektakle të ndodhura në disfatë të vazhdueshme në procesin gjyqësor i cili po zhvillohet atje. Duhet të keni parasysh faktin që deri tash, të gjithë dëshmitarët që janë dëgjuar e propozuar nga ana e Prokurorisë dhe në këtë drejtim si rezultat i përgatitjes së mirë të palës mbrojtëse të njëjtit kanë arrit të ‘shpartallohen’ raportimet të mekanizmave ndërkombëtarë janë kryesisht të ardhur si rezultat i raporteve të Qeverisë së Serbisë. Andaj veprime të tilla janë tendencë për ta mbajtur situatën të tensionuar në raport me Dhomat e Specializuara, ndryshe janë veprime normale procedurale” – tha Ardian Bajraktari.

Lidhur me këto bastisje, të premten kanë protestuar në Prishtinë edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share