Vuçiq pranon dështimin në OKB për Kosovën

Serbia i lutet BE-së, SHBA-ve dhe miqve tradicional të Kinës dhe Rusise

Pas shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç ishte rradha e presidentit Vuçiç që të pranojë publikisht dështimin në Këshillin e Sigurimit përballë refuzimit të Shqipërisë që të lejonte mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për Kosovën. Vuçiçit i mbeti vetëm lutja ndaj BE-ja , SHBA-së dhe miqve tradicionalë Kinën dhe Rusinë që të shohim se kush prodhon trazira dhe konflikte në rajon.

Vuçiç tha se po shkon në Bruksel për bisedime me Kosoven me 14 Shtator, por problemet po shtohen.

“Ne do të shkojmë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Prishtinës, sepse gjithmonë kemi konsideruar se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve por ato po shtohen. Pas deklartates se shefit te NATO-s Jens Stoltenberg presin që Kurti të bëjë konsultime me KFOR-in për çdo veprim të FSK dhe Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë në veri të Kosovës, .

Vuçiç ka thënë se Prishtina ka vazhduar të arrestojë serbët për disa krime të vjetra nga tre deri në katër vjet më parë.

Sipas tij bllokada e produkteve serbe drejt Kosovës , e cila po vazhdon prej tre muajsh, po sjell pasoja të rënda ndaj serbet po provojnë mënyra të ndryshme për furnizimin e institucioneve shëndetësore në veri të Kosovës me barna.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share