“Efektivët duhet të kishin miratimin e KFOR”
Ashtu si Ministria e Brendshme e Serbisë, edhe Presidenti serb Aleksdandër Vuçiq pretendon se policët kosovarë u arrestuan brenda territorit të Serbisë.
Gjatë një interviste për radiotelevizionin serb RTS, Vuçiq tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq.
Tv Klan