Vuçiq: Për sa kohë që unë jam president i Serbisë, Serbia do të jetë gjithmonë me RS-në

Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i entitetit të RS-së Milorad Dodik dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vizituan sot punimet për rindërtimin e urës në pikën kufitare Karakaj në Mali Zvornik.

Presidenti i Serbisë tha se investimet e Serbisë në RS do të jenë edhe më të mëdha, duke thënë se nuk do të heqë dorë nga politika e mbështetjes së RS.

“Për sa kohë që unë jam president i Serbisë, Serbia do të jetë gjithmonë me RS-në, do të ndihmojë, do të mbështesë dhe kurrë nuk do të kërcënojë Marrëveshjen e Dejtonit, as integritetin territorial të BeH dhe respektimin e RS brenda BeH. Ata të tjerët që duan të udhëheqin një politikë kundër RS-së, le t’i fitojnë zgjedhjet dhe të udhëheqin” – tha Vuçiq.

Ai tha se ura në Karakaj do të kushtojë katër milionë euro dhe nëse ndërtohet një urë e re kjo shifër nuk do të jetë nën 70-80 milionë euro.

Dodik tha se rindërtimi i urës paraqet një investim të madh për Serbinë, duke falënderuar për këtë Vuçiqin dhe Qeverinë e Serbisë.

“Historia e ka sjellë faktin që ky është një vendkalim kufitar, por ne e perceptojmë ekskluzivisht si një vendkalim administrativ” – tha Dodik.

Ai tha gjithashtu se RS po rindërton rrugët dhe po investon në infrastrukturë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share