Vuçiq: Pas skadimit të mandatit do të tërhiqem nga politika

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se do të tërhiqet nga politika pas skadimit të mandatit në vitin 2027.

Në një paraqitje në televizionin në shërbim të regjimit “TV Përva”, ai tha se ndër gjërat e tjera që bën, shikon se cilët janë politikanët dhe njerëzit për të ardhmen.

Vuçiqi përmendi kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Financave, Sinisha Malli si burime të këtij vendi.

Por nuk ka lënë anash as veten, teksa ka thënë se në biseda joformale me disa kundërshtarë politikë janë ata që duhet të përfitojnë nga popullariteti i tij.

“Ju djema duhet të përfitoni nga popullariteti im. Të nesërmen nuk kam në plan të merrem me diplomaci, kam gjëra të tjera për të bërë. Më ka mërzitur politika. Por përfitoni, një ose dy herë në vit më dërgoni në Kinë ose Emiratet. Unë jam shumë i njohur atje. Nuk do të kesh kurrë dikë nga këtu aq popullor sa unë. Thjesht njerëzit nuk do t’ju thonë. Dhe sot popullariteti im në Kinë si president i Serbisë, jo Aleksandar Vuçiq, është më i madh se kushdo tjetër në çdo kohë tjetër”, është lavdëruar Vuçiqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share